+355 694835881 info@insq.gov.al

Një grup i përbashkët pune nga Inspektorati Qendror dhe Agjencisë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit, kryesuar nga Inspektorja e Përgjithshme Znj. Mimoza Hajdarmataj zhvilloi një vizitë pune në Bosnje Hercegovinë pranë Inspektoratit Federal të Bosnje Hercegovinës nga 27-30 Mars 2012. Vizita kishte për qëllim njohjen dhe shkëmbimin e eksperiencave në lidhje me veprimtarinë e Inspektoratit Qendror (Federal) në Bosnje dhe informimin me informatizimin e sistemit elektronik për veprimtarinë e inspektimit.

Në kuadër të kësaj vizite dy autoritet drejtuese të inspektorateve respektive mbajtën para mediave vendaset një konferencë për shtyp në lidhje me arsyet e vizitës ku dhe prezantuan ecurinë e reformës në inspektim në të dy vendet.

Z. Ibrahim Tirak, kryeinspektor i Inspektoratit Federal në Bosnje gjatë prezantimit të tij theksoi se Reforma e Inspektimit në Bosnje ka qenë e vështirë por rezultative. Ndikim te ndjeshëm në suksesin e kësaj reforme ka pasur ndërtimi dhe implementimi i sistemit e-inspection i cili është mbështetur nga Banka Botërore. Në këtë sistem janë të regjistruar më shumë se 110,000 subjekte. Sistemi IT-së bën të mundur që këto subjekte të kontrollohen në mënyrë periodike duke shmangur që një subjekt të inspektohet 3 herë dhe ndonjë subjekt tjetër të mos inspektohet fare.
Bashkëlidhur fjala e Z. Ibrahim Tirak

Më pas fjalën e mori Inspektorja e Përgjithshme e Inspektoratit Qendror Znj. Mimoza Hajdarmataj e cila në fjalën e saj theksoi se Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë një reformë të thellë në fushën e inspektimeve dhe me një strategji afatgjatë për një qeverisje elektronike.

Në fjalën e saj, Znj. Hajdarmataj shpjegoi se arsyet e kësaj vizite kanë të bëjnë me shkëmbimin e eksperiencave mbi funksionimin e portalit elektronik e-inspection në shërbim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të funksioneve të inspektimit, transparencës dhe luftës kundër korrupsionit dhe uljes së barrrës administrative te bisnesit, në përputhje me direktivat dhe rregulloret e BE. Ky sistem do të përmirësojë performancën e inspektorëve, programimin dhe bashkërendimin e inspektimeve.
Bashkëlidhur fjala e Znj. Mimoza Hajdarmataj

Gjatë vizitës 3 ditore delegacioni shqiptar u përqendrua në çështjet e mëposhtme:

– Arkitektura e Sistemit;
– Analiza e vlerësimit të riskut;
– Integrimi i legjislacionit dhe rregulloreve dhe ligjeve të tjera sekondare në modulet e sistemit;
– Planifikimi i inspektimeve, veçanërisht inspektimi i parregullt dhe inspektimi i përbashkët;
– Procedurat e nevojshme për korrigjimet e gabimeve të sistemit (Administrator, gabimet e përdoruesve);
– Integrimi i menaxhimit të dokumenteve në sistemin e-Inspektimit;
– Menaxhimi i lokacionit të biznesit, duke integruar GIS;
– Menaxhimi dhe integrimi i procesit të inspektimit në-vend nëpërmjet sistemit;
– Monitorimi i performancës së inspektorit;
– Menaxhimi i raporteve, sidomos raportet e nevojshme pas zbatimit të sistemit, duke u bazuar në përvojën e punës;
– Komunikimi i sistemit të inspektimit me sisteme të tjera;
– Infrastruktura e pajisjeve hardware dhe software të përdorura për ndërtimin e sistemit (të tilla si Sistemit të Regjistrimit të Biznesit);
– Menaxhimi i roleve të përdoruesit dhe të drejtat e tyre;
– Testimi i Sistemit;
– Plani i trajnimeve në lidhje me sistemin;

Bashkëlidhur momente gjatë tryezave të punës me stafet respektive të dy inspektorateve