Momente takimi me Dhomën Franceze të Tregtisë

Momente takimi me Dhomën Austriake të Tregtisë

Momente takimi me Shoqatën e Bimëve Medicinale

Momente takimi me Dhomën Angleze të Tregtisë 
DHOMAT E BIZNESIT MBËSHTESIN INSPEKTIMET ONLINE DHE REFORMËN NË INSPEKTORATET SHTETËRORE
Gjatë këtyre ditëve, në zyrat e Inspektoratit Qendror, Inspektori i Përgjithshëm Z. Shkëlqim Hajdari,
është takuar me anëtarët e dhomave të biznesit: Austriake, Franceze, Angleze si dhe me Shoqatën e
Prodhuesve të Bimëve Medicinale.
Në këto takime, përfaqësuesit e bizneseve janë njohur me rregulloren e re, “Për përcaktimin e
procedurës së inspektimeve si një proces i rregullt administrativ” si dhe me materialin filmik, ku
pasqyrohen me pamje të gjitha proceset e inspektimit të përshkruara në rregullore.
Inspektori i Përgjithshëm, në këto takime i kërkoi përfaqësuesve të bisnesit që:
• t’i njohin anëtarët e tyre me këto procedura ligjore, të kryerjes së inspektimeve në bisneset e
tyre;
• t’u krijojnë kushte bizneseve, për të përmbushur nga ana e tyre detyrimet ligjore;
• të mos pranojnë kryerjen e procedurës së inspektimit jashtë kësaj procedure ligjore dhe
njëkohësisht të njoftojnë në mënyrë elektronike dhe shkresore, Inspektoratin Qendror.
Inspektorati Qendror, do të vazhdojë të mbështesë kryerjen e inspektimeve të ligjshme, me proces të
rregullt ligjor, me qëllim shmangien e korrupsionit dhe uljen e barrës së biznesit.
Në këtë takim, kryetarët e dhomave dhe anëtarët e tyre, falenderuan për reformën e ndërmarë në
Inspektoratet Shtetërore dhe deklaruan se janë të kënaqur nga kjo metodë ligjore, e kryerjes së
inspektimeve në bizneset e tyre.