Harmonizimi i Legjislacionit Sektorial me Ligjin e Inspektimit
Gjatë një viti nga miratimi i ligjit të inspektimit, është ndërmarrë për të dytën herë një analizë e thelluar e legjislacionit në fuqi dhe janë formuluar të gjitha ndërhyrjet në mënyrë që të sigurohet një harmonizim i plotë mes ligjeve sektoriale dhe ligjit për inspektimin.
Ndërhyrjet amenduese në legjislacionet sektoriale përbëjnë një operacion të gjerë të mbi 77 ligjeve sektoriale, por gjithashtu edhe të kufizuar vetëm për çështje që lidhen me inspektimin.
Çdo ndryshim i propozuar nga Ekzekutivi dhe i miratuar nga Parlamenti, ka patur për synim, si rregull, vetëm harmonizimin e ligjit sektorial përkatës me atë të inspektimeve dhe lidhur vetëm me çështjet inspektuese.
Më poshtë gjeni të publikuara të gjitha amendimet e ligjeve sektoriale të miratuara në seancën plenare të datës 14.2.2013
Fletore Zyrtare Nr. 31, datë 12 mars, 2013
Fletore Zyrtare Nr. 30, datë 12 mars, 2013
Miratohet Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në legjislacionin në fuqi për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”
Kuvendi u mblodh me date 14.02.2013 në seancë plenare dhe miratoi një sërë ligjesh të rëndësishme në fushën sigurisë, mbrojtjes, energjisë, etj.
Pas diskutimeve në parim, Kuvendi miratoi nen për nen dhe në tërësi Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në legjislacionin në fuqi për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
Projektligji i miratuar nga Kuvendi i Shqipërise eviton të gjitha paqartësitë ligjore dhe siguron koherencën e plotë të të gjithë kuadrit ligjor sektorial për inspektimet me ligjin horizontal kuadër.
Bashkelidhur Relacionin Shpjegues për projektigjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në legjislacionin në fuqi për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”
http://www.parlament.al/web/Kuvendi_mblidhet_ne_seance_plenare_15257_1.php?kc=0%2C0%2C0%2C0%2C0