+355 694835881 info@insq.gov.al

Në kuadër të monitorimit të zbatimit të Reformës në Inspektime , Grupi Ndërinstitucional i Punës zhvilloi në ambientet e Kryeministrisë takimin e tij të parë. Takimi u drejtua nga znj. Mimoza Hajdarmataj, Inspektore e Përgjithshme, në praninë e Z. Enno Bozdo Zëvendësministër i Ministrisë Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si dhe konsulentëve të projektit BERIS të Bankës Botërore .
Qëllimi i këtij takimi ishte p rezantimi me detyrat e Grupit Ndërinstitucional të Punës për monitorimin e zbatimit të reformës në inspektime, sipas përcaktimeve të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 47, datë 10.04.2012 . Gjatë takimit u diskutua për bashkërendimin e punës dhe renditjen e veprimeve për amendimet e ligjeve sektoriale sipas vendimeve të marra nga Task Forca për Reformën Rregullatore, përgatitjen, sipas një plani pune, për bashkimin/shkrirjen e rioraganizimin e inspektorateve dhe funksioneve të tyre inspektuese në Inspektoratin Shtetëror të ri në varësi të Ministrisë së Linjës, brenda muajit Qershor t ë këtij viti dhe ndryshimet strukturore dhe buxhetore që do të pësojnë ministritë përkatëse, si dhe koordinimi i procesit të rialokimit të aseteve të ministrive drejt inspektorateve shtetërore dhe mbështetjen me mjete të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për ndërfaqen me portalin unik të “e-inspection”.

Në përfundim të takimit, Grupi Ndërinstitucional i Punës miratoi një program pune ku u përcaktuan detyrat dhe afatet konkrete për sekretariatet teknike në mbështetje të tij.

Urdhër nr. 47 dt 10.4.2012 per ngritjen e grupit nderinstitucional te punes per monitorimin e zbatimit te reformes ne inspektime