+355 694835881 info@insq.gov.al

Inspektoriati Qendror me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Inovacion dhe Administratën Publike në bashkëpunim me OSCE organiziuan sot takimin me temë: “Lufta kundër korrupsionit, etika dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Inspektorateve Shtetërore” në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional të Inspektoratit Qendror me inspektoratet shtetërore.

Ky takim pati si qëllim Prezantimi i Kodit te Etikes për Inspektoret si mjet për forcimin e procesit te inspektimit si dhe Forcimi i bashkepunimit nder-institucional.

Në takim ishin pjesëmarrës Ministrja znj. Milena Harito, Ambasadori z. Florian Raunig, Kryetar i Prezencës së OSBE në Shqipëri dhe Kryeinspektorët Republikës së Shqipërirë.

Inspektorati Qendror ka për mision përmirësimin e efektivitetit dhe përgjegjshmërisë së veprimtarive të inspektimit në Republikën e Shqipërisë. Në kuadër të këtij misioni, Inspektoati Qendror në ushtrim të përgjegjësive ligjore është përqëndruar në plotësimin e kuadrit normativ për zbtimin e ligjit nr. 10433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqiprëisë, përparimin në metodologjitë e inspektimeve me vlerësim risku dhe veçanërisht në implementimin e portalit e-inspektimi.

Kodi i Etikës i prezantuar në këtë takim është hartuar në kuadër të plotësimit të akteve zbatuese të ligjit nga Inspektorati Qendror në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri. Ky kod ka për qëllim promovimin e rregullave të sjelljes dhe të etikës profesionale, nxitjen e reagimeve të duhura nga ana e Inspektorëve gjatë ushtrimit te kompetencave funksionale, në pajtueshmëri me aktet ligjore e nënligjore në fushën e inspektimit si dhe me rregullat e etikës në administratën publike Shqiptare. Ky kod është përgatitur, miratuar dhe shpërndarë inspektorateve dhe është pjese e kontributit për modernizimn e sistemit të inspektimeve në Republikën e Shqipërisë.