+355 694835881 info@insq.gov.al

Inspektorja e Përgjithshme e Inspektoratit Qendror, Znj. Mimoza Hajdarmataj mori pjesë sot në një Workshop të organizuar nga Ministria Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) të titulluar “Procedurat Standarde të Operimit, Kompetencat dhe Detyrat e Inspektorëve të Tregut për Pronësinë Intelektuale” në Hotel Tirana International.

Të ftuar në këtë workshop ishin përfaqësues nga të gjithë institucionet që janë aktorë kryesorë në zbatimin e legjislaconit mbi Pronësinë Intelektuale në Shqipëri.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit : Mbështetje për Zbatimin e Legjislacionit Shqiptar të Përafruar me Legjislacionin e BE-së. Projekti financohet nga Qeveria Gjermane dhe zbatohet në Shqipëri nga GIZ.

Projekti ka mundësuar ardhjen e Kryeinspektores së Tregut për Republikën e Sllovenisë Znj. Andrejka Grlic e cila ka prezantuar eksperiencën Sllovene në inspektimin e tregut për Pronësinë Intelektuale si dhe në kuadër të reformës së inspektimeve në Shqipëri do të japë rekomandime dhe opsione mbi procedurat e operimit, kompetencat dhe detyrat e inspektoreve të tregut për këtë fushë si dhe koordinimin ndër-insitutional të nevojshëm.

Znj. Andrejka Grlic filloi raportin me një pasqyre të përgjithshme të organizimit të punës së Inspektoratit të Tregut ne Slloveni dhe me pas fokusohet ne rekomandimet mbi organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Tregut për IPR në Shqipëri.

Bashkëlidhur gjeni raportin e Znj. Andreja Grliç, për Inspektoratin e Tregut në Shqipëri veçanërisht për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale.