+355 694835881 info@insq.gov.al

Në takimin e zhvilluar sot në datën 23 Shkurt 2017 në mjediset e Inspektoratit Qendror ishin ftuar Kryeinspektori i Drejtorisë së Shërbimeve Veterinare në Ministrinë ë Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe menaxhimit të Ujërave, Z. Edi Ferro, së bashku me të 13 Kryeinspektorët e Shërbimit Veterinar në të 13 Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë në rrethe.

Në takim u përmenden si prioritete të punës së kësaj Drejtorie, të Inspektorateve përkatëse Shtetërore, e të Inspektoratit Qendror formalizimi dhe disiplinimi i trajtimit të të gjithë zinxhirit për produktet me origjinë shtazore, nën drejtimin metodologjik të Inspektoratit Qendror:
Do të kërkohet krijimi i një regjistri, për të gjithë vendin për matrikullimin e çdo kafshe, si dhe ndjekja dhe gjurmimi i sëmundshmërisë së tyre;

Kontrolli dhe formalizimi i farmacive bujqësore të cilat trajtojnë me barna e medikamente për kafshët e produktet me origjinë shtazore;
Disiplinimi dhe formalizimi i transportit të kafshëve për prodhimin e produkteve e nënprodukteve të mishit, si dhe therja dhe tregtimi i tyre vetëm sipas rregullave dhe kushteve të përcaktuara nga organet përkatëse shtetërore e vendore.

Fillimisht me integrimin e këtij Inspektorati në portal Inspektorët e Drejtorisë së Shërbimit Veterinar do të kenë mundësinë e praktikimit pranë ambienteve të tyre të punës. me portalin për inspektimet online.

Inspektori i Përgjithshëm krahas dhënies së kartave të inspektimit theksoi se Inspektimet do të kryhen online për të garantuar transparencë e profesionalizëm, jashtë klientelizmit, e ndikimeve politik, me synimin për ndryshimi një herë e mirë të historisë së trajtimit të kafshëve, e produkteve me origjinë shtazore.

Partneriteti biznes Inspektorate përmes inspektimeve online do të sjellë rezultate të prekshme për produkte me origjinë shtazore më të sigurta, si dhe për mjedise më të pastra e të sigurta ku trajtohen produktet me origjinë shtazore.