+355 694835881 info@insq.gov.al

Inspektori Përgjithshëm, Z. Shkëlqim Hajdari me specialiste të Inspektoratit Qendror realizuan sot takime me Kryeinspektorin e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore Z. Dritan Ylli dhe stafin e tij, si dhe me trupën inspektuese të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut.
Tematika e takimit me Inspektoratin e Punës Shërbimeve Shoqërore ishte e lidhur me gjendjen dhe problematikat e inspektimeve online, si dhe implementimi sa më i shpejtë, në terren i inspektimeve online nga ky inspektorat. Kjo e lidhur me rritjen e transparencës dhe efektivitetit të inspektimeve duke përdorur paketat portabël inspektimi (laptop dhe printer portabël) përmes aksesimit online, në vendin e inspektimit nëpërmjet portalit unik të inspektimeve “e-Inspektimi”.

Takimi ishte interaktiv për problematikën e ndeshur gjatë fazës së integrimit në portal, si dhe përdorimit të portalit në zyrë nga ekipet inspektuese të këtij inspektorati. Po ashtu takimi ishte frytdhënës dhe me mirëkuptim për përdorimin sa më të shpejtë dhe efektiv në terren të portalit “e-Inspektimi” nga inspektorët e këtij inspektorati.

Gjithashtu, Inspektori i Përgjithshëm po sot u takua me trupën inspektuese të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut për hartimin sa më të shpejtë të dokumenteve standarde dhe listave të verifikimit për këtë inspektorat të ri të sapo krijuar, me qëllim integrimin sa më të shpejt të këtij inspektorati të ri në portalin unik “e-Inspektimi”.

Inspektori i Përgjithshëm do të vijojë takimet me të gjithë Kryeinspektorët e Inspektorateve Shtetërore dhe stafet e tyre.