RREGULLORE
URDHËR
Nr. 25, datë 10.8.2018
PËR MIRATIMIN E
RREGULLORES “PËR
PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS
SË INSPEKTIMEVE, SI NJË
PROCES I RREGULLT
ADMINISTRATIV”
Në zbatim të ligjit nr. 10433, datë 16.6.2011,
“Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
nenit 16, pika 2, germa “c”, të vendimit nr. 696,
datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për
përcaktimin e procedurave të ushtrimit, të
kompetencave të Inspektoratit Qendror dhe të
rregullave për përmbajtjen dhe administrimin e
portalit unik e-Inspektimi”;kreutIII,të urdhrit nr.
432, datë 28.9.2016, “Për disa shtesa dhe
ndryshime në urdhrin nr. 15/2015, “Për
përcaktimin e procedurave dhe mënyrave, për
përdorimin e portalit unik të inspektimit eInspektimi”;tëurdhrit
nr. 13, datë23.4.2015, “Për
miratimin e manualit të përgjithshëm të
inspektimit në Republikën e Shqipërisë”, si dhe
të vendimit nr. 1, datë 12.10.2017, të
zëvendëskryeministres, znj. Senida Mesi, kryetare
e “Komitetit drejtues për ristrukturimin e
institucioneve të varësisë” dhe akteve të tjera
nënligjore,
URDHËROJ:
1. Miratimin e rregullores, “Për përcaktimin e
procedurës së inspektimeve, si një proces i
rregullt administrativ”,sipastekstit bashkëlidhur
këtij urdhri.
2. Ngarkohen, Inspektorati Qendror,
inspektoratet shtetërore dhe trupat e tjera
inspektuese, për zbatimin e këtijurdhri.
3. Ky urdhër dërgohet për botim në Fletoren
Zyrtare, publikohet në faqen zyrtare të
Inspektoratit Qendror www.insq.gov.al,si dhe iu
njoftohet inspektorateve shtetërore dhe trupave
të tjera inspektuese.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
INSPEKTOR I PËRGJITHSHËM
Shkëlqim Hajdari
Fletorja Zyrtare Viti 2018 – Numri 122
Faqe|8458
RREGULLA
PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË
INSPEKTIMEVE, SI NJË PROCES I
RREGULLT ADMINISTRATIV
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
1. Qëllimi i Rregullores është rregullimi i
ushtrimit të veprimtarisë inspektuese nga
inspektoratet shtetërore, sipas ligjit nr. 10433,datë
16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e
Shqipërisë”, Kodit të Procedurave Administrative,
ligjevesektoriale,aktevenënligjoredherregullatore
në fushën e inspektimit.
2. Kjo rregullore ka si objekt përcaktimin e
rregullave për kryerjen e inspektimeve, bazuar në
një procedurë administrative të rregullt ligjore,
me qëllim rritjen e efektivitetit, përgjegjshmërisë,
transparencës dhe shmangies së korrupsionit në
fushën e veprimtarisë së inspektimeve, si dhe
mbrojtjen e interesave të ligjshëm, të personave
fizikë dhe juridikë, që përfshin:
a) Kryerjen e veprimtarisë inspektuese me
dokumente standarde, listë verifikimi dhe kartën
digjitale të inspektorit;
b) Kryerjen e inspektimeve online, bazuar në
metodologjinë e analizëssë vlerësimit të riskut;
RREGULLORE