+355 694835881 info@insq.gov.al

Sot Inspektori i Përgjithshem i Inspektoratit Qendror zhvilloi nje takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Austrisë në vendin tonë, Shkëlqësinë e Tij. Z. Johann SATTLER.

Në takim pasi u bë nje ekspoze e punës dhe përpjkejeve të stafit të Inspektoratit Qendror, nën drejtimin e Z. Shkëlqim Hajdari, Inspektor i Përgjithshëm, u shkëmbyen mendime dhe ide për nevojat e mbështetjes së punës së Inspektoratit Qendror si dhe Inspektorateve Shtetërore, me objektivin për të patur inspektime efektive e transparente, nga trupa profesionale dhe larg ndikimeve apo influencave jo ligjore.

U trajtua nevoja për një reformim tërësor dhe në përputhje me përvojat më të mira të vendeve të Bashkimit Europian të sistemit të inspektimeve në Republikën e Shqipërisë.

Ambasadori i Austrisë në vendin tone inkurajoi punën e përpjekjet e Institucionit tone për një sistem inspektimesh bazuar në ligj dhe sa më transparent ndaj publikut e biznesit.

Takimi ishte i përzemërt dhe me vlerësim për mbështetjen që Austria i ka dhënë dhe i jep në vazhdimësi vendit tone. Austria, si vend anëtar i Bashkimit Europian ka një sistem eficent të administrates publike dhe një kulturë të konsoliduar e transparente pune të inspektimeve në respekt të ligjit.