Sot Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror Z Shkëlqim Hajdari dha një intervistë të rëndësishme për Agjencinë amerikane të lajmeve Zëri i Amerikës.
I pyetur për rëndësinë dhe rolin që duhet të ketë Inspektorati Qendror, Inspektori i Përgjithshëm u përgjigj se, Inspektorati Qendror, si Institucioni bërthamë mbikëqyrëse e rregullatore për të gjitha Inspektoratet Shtetërore dhe ato Vendore po punon fort për ndryshimin e mentalitetit, si nëpunës profesionistë, me njohuri e kapacitete për njohjen e zbatimin e ligjit në mënyrë të paanshme, e larg ndikimeve klienteliste.
Inspektoratet Shtetërore dhe ato vendore duhet të punësojnë profesionist e njerëz me integritet që të komunikojnë me etikë e profesionalizëm, me mbështetje e trajtim më të mirë nga shteti, theksoi Inspektori i Përgjithshëm.
Po ashtu, i pyetur për rolin e Inspektoratit Qendror në luftën kundër korrupsionit, Inspektori i Përgjithshëm, Z Shkëlqim Hajdari theksoi rolin që duhet të ketë përdorimi i portalit unik të inspektimeve, inspektimet online dhe përdorimi i teknologjive bashkëkohore në uljen e korrupsionit dhe minimizimin e praktika të kundra ligjshme. Praktikimi i inspektimeve online me ndihmën e zgjidhjeve më të mira teknologjike janë kura më e mirë demokratike për rritjen e transparencës e përgjegjshmërisë në punën e të gjithë inspektorëve dhe grupeve të inspektimit qoftë të Inspektorateve Shtetërore ashtu edhe të atyre vendore.
Duke qenë një ndër personalitetet më të spikatur në fushën e të drejtës penale, si dhe për vetë kontributin e tij të çmuar për Reformën në Drejtësi, Z Hajdari shprehu mendimin e vlerësimin e tij prej profesionisti lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi.