+355 694835881 info@insq.gov.al

Në mjediset e Inspektoratit Qendror, në prani të Inspektorit të Përgjithshëm, Z. Shkëlqim Hajdari dhe të Kryeinspektorit të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit Z. Bashkim Muça nisi procesi i dhënies së kartës inspektor për grupin e parë të inspektorëve të ISHA (Inspektoratit Shtetëror të Arsimit).

Dhënia e kartës së inspektorit me kodin dhe elementet e sigurisë, të identifikueshme lehtësisht prej biznesit dhe subjekteve të interesuara, është një nisje e mbarë për rritjen e transparencës me biznesin dhe publikun e gjere për kryerjen e inspektimeve online nga të gjitha grupet e inspektimit të Inspektorateve Shtetërore.
Inspektorati Shtetëror i Arsimit megjithëse është integruar së fundmi në portalin “e-Inspektimi” ka dëshmuar angazhim dhe përkushtim të plotë për kryerjen e procesit të inspektimit online nëpërmjet paketave portabel dhe portalit unik të “e-Inspektimit”.

Në fjalën e tij Kryeinspektori Inspektoratit Shtetëror të Arsimit shprehu bindjen se duke qenë Inspektorati i parë shtetëror i cili do të përmbushi tërësisht procesin e inspektimit online do të ketë ndikime të matshme si në planin afatshkurtër dhe në planin afatgjatë për një arsim me cilësor me afër dijes dixhitale, për një arsimim bashkëkohor të gjeneratave që do të vijnë.

Realizimi i procesit të inspektimit online është objektivi kryesor për të gjitha Inspektoratet Shtetërore në përputhje me kërkesat e ligjit 10433 “Për inspektimet në RSH” në përmbushje të misionit të Inspektoratit Qendror për rritjen e eficencës, performancës dhe transparencës në inspektime.