Pas përfundimit me sukses të trajnimit të inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror të Ujërave për inspektimet online nëpërmjet paketave portabel, për aksesimin e portalit unik “e-Inspektimi”, Z. Shkëlqim Hajdari, Inspektori i Përgjithshëm, në prani dhe Z. Ervin Kajo, Kryeinspektor Shtetëror i ISHU dorëzuan sot pranë ambientet e Inspektoratit Qendror kartat inspektor për grupin e parë të inspektorëve të këtij Inspektorati.
Z. Shkëlqim Hajdari theksoj rëndësinë e fillimit të procesit të inspektimit online si dhe përgëzoj Kryeinspektorin për gatishmërinë e tij dhe stafit të tij për fillimin e këtij procesi.
Dhënia e kartës së inspektorit me kodin dhe elementet e sigurisë, të identifikueshme lehtësisht prej biznesit dhe subjekteve të interesuara, është një nisje e mbarë për rritjen e transparencës me biznesin dhe publikun e gjere për kryerjen e inspektimeve online nga të gjitha grupet e inspektimit të Inspektorateve Shtetërore.