+355 694835881 info@insq.gov.al

Sot në mjediset e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore u organizua një takim i përbashkët pune me pjesëmarrjen e Z. Shkëlqim Hajdari, Inspektor i Përgjithshëm, Inspektorati Qendror,  Z. Blendi Klosi, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Z. Dritan Ylli, Kryeinspektor, Inspektorati Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, për dhënien e kartave inspektorëve të Drejtorisë Rajonale Tiranë.

Në fjalën e mbajtur nga Z. Shkëlqim Hajdari, Inspektor i Përgjithshëm, shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e përpjekjet e përbashkëta, gjë e cila bëri të mundur vënien në përdorim të këtij sistemi nga ky inspektorat. ISHPSHSH është inspektorati i parë shtetëror që është bërë pjesë e portalit unik “e- Inspektimi” për kryerjen e procedurave të inspektimit online duke përdorur paketat portabël.

Në fjalën e tij, Ministri Blendi Klosi duke shprehur bindjen e tij se inspektimet online rrisin transparencën dhe përfshirjen e biznesit dhe publikut të gjerë në procesin e inspektimit, u kërkoj inspektorëve që të jenë të pa anshëm në punën e tyre, të kryejnë inspektime online në zbatim të ligjit.

Realizimi i procesit të inspektimit online është objektivi kryesor për të gjitha Inspektoratet Shtetërore në përputhje me kërkesat e ligjit 10433 “Për inspektimet në RSH” në përmbushje të misionit të Inspektoratit Qendror për rritjen e eficencës, performancës dhe transparencës në inspektime.