+355 694835881 info@insq.gov.al

Kryeministri Berisha u kërkon ministrave udhëheqjen e reformës për riorganizimin e inspektorateve në varësi

“Tani, ne kemi çështje kryesore instalimin e sistemit të ri të inspektorateve dhe kjo është çështja më kryesore e kësaj qeverie si reformë, në këto dy muaj.”

“Biznesi nuk do arbitraritet. Biznesi do zbatimin me seriozitet e rigorozitet të ligjit nga inspektorët e ekzekutivit dhe ata vetë.”

Kryeministri Berisha kërkoi sot, nga ministrat riorganizimin dhe reformimin e inspektorateve në varësi. Duke trajtuar reformën e inspektorateve në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri tha se instalimi i sistemit të ri të inspektorateve, të cilat, në bazë të ligjit të ri, ulen nga 36 në 11, do të jetë reforma kryesore e qeverisë në dy muajt e ardhshëm. Për realizimin e saj, Kryeministri kërkoi vendosjen e komunikimit të menjëhershëm mes ministrive dhe Inspektoratit Qendror, i angazhuar në zbatimin e kuadrit ligjor për realizimin e kësaj reforme.

“Kjo reformë – tha Kryeministri – është ndër më themeloret për tregun. Ndaj, në përputhje me ligjin që kemi miratuar bashkërisht, kërkoj me shpejtësi riorganizimin e të gjitha inspektorateve që parashikon ligji, ngjitur në listë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme, zotërinj ministra, që ju të merreni me të gjitha inspektoratet që keni në varësi e të udhëhiqni reformimin e tyre.”

Reforma, tha më tej Kryeministri, është ndër kryesoret për përmirësimin e vazhdueshëm të klimës së biznesit. Biznesi nuk do xhandarë, por do inspektorë, të cilët me veprimtarinë e tyre i krijojnë shanse të barabarta para ligjit, garantojnë lirinë ekonomike në fushën ku ai ushtrohet.

Më gjerësisht, lidhur me këtë çështje, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Një nga reformat e rëndësishme që kemi marrë në këto 20 vite është reforma e inspektorateve. Kjo reformë ka një rëndësi jetike për tregun, lirinë dhe funksionimin e tij. E kam theksuar edhe në ndërhyrje të tjera se sistemi i inspektorateve, nga i cili po ndahemi, përbënte një barrë të rëndë për biznesin shqiptar, një barrë jo profesionale, që i gllabëronte atij më të çmuarën, kohën. Dhe jo më pak se 40 ditë në vit. Kjo ishte një faturë shumë e rëndë dhe e papranueshme për biznesin. Pas pothuajse dy vite punë që kemi bërë sëbashku në Task Force-n rregullatore, ne kemi rënë dakord që Shqipëria, nga 36 inspektorate, të ketë 11, kemi rënë dakord që biznesi të vizitohet e inspektohet për një kohë jo më të gjatë se 12 ditë në vit, përveç rasteve tepër të veçantë, të përcaktuara me procedurë tjetër. Ne kemi rënë dakord që inspektoratet të funksionojnë duke lënë gjurmë dhe për të lënë gjurmë duhet të jenë tërësisht e-inspektorate. Ne kemi kaluar ligjin dh vendi do të ketë një Inspektorat Qendror, i cili nuk do të ketë tagrin e inspektimeve direkt në terren. Ligji nuk ia lejon këtë, por do të ketë tagrin e inspektimit të inspektimeve dhe inspektorëve, do të ketë tagrin që, në zbatim të ligjit, të marrin të gjitha masat ndaj shkelësve zyrtarë të tij. Inspektorati Qendror nuk ka të bëjë me bizneset, me tregun. Ai ka të bëjë me inspektoratet e tjera, të cilat varen nga ju, por, në zbatim të ligjit, Inspektorati Qendror ka zë kryesor për disiplinimin e tyre ndaj qëndrimit në punë.

Unë ju garantoj se kjo reformë është ndër më themeloret për tregun. Ndaj, në përputhje me ligjin që kemi miratuar bashkërisht, kërkoj me shpejtësi riorganizimin e të gjitha inspektorateve që parashikon ligji, ngjitur në listë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme, zotërinj ministra, që ju të merreni me të gjitha inspektoratet që keni në varësi e të udhëhiqni reformimin e tyre, është përgjegjësi e juaja direkte. Duhet të vendosni menjëherë komunikimin me Inspektoratin Qendror, i cili në këtë periudhë është i angazhuar në zbatimin e kuadrit ligjor që ne bashkërisht kemi miratuar. Tani, ne kemi çështje kryesore instalimin e sistemit të ri të inspektorateve. Kjo është çështja më kryesore e kësaj qeverie si reformë, në këto dy muaj. Reforma duhet të ecë. Kemi thënë e themi se duhet të bëjmë gjithçka për klimën e biznesit. Kjo është një nga gjërat më kryesore që ne mund të bëjmë. Biznesi nuk do xhandarë. Biznesi do inspektorë, të cilët me veprimtarinë e tyre i krijojnë shanse të barabarta para ligjit, garantojnë lirinë ekonomike në fushën ku ai ushtrohet. Biznesi nuk do arbitraritet. Biznesi do zbatimin me seriozitet e rigorozitet të ligjit nga inspektorët e ekzekutivit dhe ata vetë. Ndaj, duke shprehu vlerësimin më të madh për punën e madhe që kemi bërë për këtë reformë, është në detyrimin tonë më madhor zbatimi i saj me rigorozitetin më të madh.”

Kryeministri Berisha drejton mbledhjen e Task Force për reformën rregullatore të inspektoriateve

Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Ekonomise,Tregëtisë dhe Energjitikës, marrjen e masave të menjëhershme për shkurtimin, në jo më shumë se 40 ditë, të kohës se nevojshme për lidhjen e energjisë për bizneset.

Nën drejtimin e kryeministrit Berisha u zhvillua sot mbledhja e Task Forcës për reformën Rregullatore, ku u diskutua raporti mbi “Sistemin e Inspektimit ne Shqipëri—analize dhe opsione”, i hartuar nga ekspertë ndërkombëtarë, në bashkëpunim me ekspertët e administratës shqiptare.

Duke marrë fjalën, Kryeministri Berisha u shpreh se reforma e inspektimit, është një prej reformave më thelbësore. Inspektimet, theksoi kryeministri përbëjnë një kusht themelor të funksionimit të shtetit ligjor, garantimit të konkurrencës së lirë, por nga ana tjetër janë barrë dhe arbitraritet për biznesin. Në këtë mënyrë, vijoi kryeministri, thjeshtimi i tyre, vendosja e një sistemi sa më të reduktuar, të mundshëm dhe eficent duhet të jetë qëllimi i kësaj reforme.

Kryeministri Berisha u shpreh se Task Forcë ka mbi një vit që është angazhuar në reformën e inspektimeve, duke kontraktuar ekspertë ndërkombëtarë shumë të njohur për reformën rregullatore, në nivelin evropian dhe botëror, të cilët kanë analizuar gjendjen aktuale të inspektorateve në Shqipëri dhe kanë bërë sugjerimet e tyre.
Kryeministri theksoi se reforma e inspektimit parashikon edhe reduktimin e domosdoshëm të numrit të inspektoriateve, në mënyrë që të arrihet një transformim i thellë i këtij sistemi. “Një ndër problemet e mëdha të këtij vendi është numri i madh i inspektorateve, e cila nuk ka qenë vetëm një sëmundje shqiptare. Reforma parashikon reduktimin e domosdoshëm të numrit të inspektorateve. Në procesin e reformimit të inspektoriateve vende të ndryshme kanë arritur objektiva të ndryshëm. Disa kanë bërë reduktime drastike të tyre, të tjerë më të pakta. Në qoftë se nuk arrijmë në një transformim të thellë të këtij sistemi, nuk mund të kemi kompetivitetin e duhur, apo lirinë e duhur të tregut, etj.Duke e vlerësuar këtë reformë, si më të rëndësishmet që do të ndërmerret, kryeministri u shpreh se mbi të gjitha inspektoriatet do të ndërtohen duke i nxjerrë nga korrupsioni. “Tani do të ecim shpejt, vendosmërisht dhe do të shohim modelin. Modeli më i mirë është ai që përjashton korrupsionin dhe rrit eficencën”

Gjithashtu në mbledhjen e Task-Forcës për reformën rregullatore u diskutua edhe ngritja e njësisë “One Stop Shop për aplikimet energjetike. Shqipëria sot është i vetmi vend ne Evrope i cili ka 2 “one-stop-shop” ne nivelin kombetar: QKR dhe QKL. Por reforma rregullatore do te avancoje me tej, duke prekur sektorët e energjisë dhe atë minerar. Ngritja e njësisë “One-Stop-Shop” për aplikimet energjetike është shpallur si nje prioritet ne programin qeveritar për vitin 2010. Gjatë mbledhjes u bë një prezantim mbi versionet e ndryshme te ketij modeli, ne mënyre qe institucioni i ri te jete një ndihme reale ndaj investitorëve te huaj dhe vendas përsa i përket investimeve ne sektorin e energjetikes.

Gjatë mbledhjes, Kryeministri Berisha u ndal nder të tjera, në kohën jashtëzakonisht të gjatë që autoriteteve kompetente në Shqipëri u duhet për lidhjen e bizneseve me energjinë, e cila sipas raporteve ndërkombëtare është 144 ditë. Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministri Ekonomise,Tregëtisë dhe Energjitikës, zoti Dritan Prifti të marrë masa të menjëhershme që këto autoritete ta shkurtojnë në mënyrë drastike kohën e nevojshme për lidhjen e energjisë për bizneset, në jo më shumë se 40 ditë.
Mbledhja e Task Force për reformën rregullatore diskutoi ndër të tjera edhe projektligjin “Për marrjen në kontroll të shoqërive publike”. Ky projektligj ka si objekt përcaktimin e rregullave që lidhen me kushtet dhe procedurat për ofertat publike të blerjes së titujve të emetuar nga një shoqëri aksionare.

Këtë vit e kemi shpallur vitin e finalizimit të arritjes së Shqipërisë dixhitale

– Qëllimi kryesor i projekteve të dixhitalizimit është që të gjitha sistemet të jenë disponibël në një sportel të vetëm, në çdo moment e në çdo ambient ku kërkohen

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim të zgjeruar me ministra të kabinetit qeveritar dhe me drejtorët e agjencive kryesore dhe institucioneve që kanë në zbatim projekte në fushën e teknologjisë së informacionit dhe dixhitalizimit.

Kryeministri Berisha tha se kjo mbledhje vjen si domosdoshmëri e koordinimit të punës ndërmjet të gjitha ministrive, agjencive dhe strukturave në këtë fushë, për të theksuar edhe njëherë detyrimet madhore të secilit prej tyre që dalin nga anëtarësimi i Shqipërisë në Partneritetin për Qeverisje të Hapur. Nisma e Partneritetit për Qeverisje të Hapur ka rreth 46 objektiva dhe ka si shtyllë kryesore dixhitalizimin e proceseve, e shërbimeve dhe hapjen e të dhënave për qytetarët, për biznesin, për zyrtarët, etj., duke bërë disponibël të dhënat e agjencive përkatëse, në një sportel të vetëm.

Në këtë kontekst, Kryeministri theksoi se po punohet për projektin e inter-operabilitetit, i cili përbën edhe “zemberekun” e qeverisjes elektronike, pasi ai harmonizon shërbimet midis agjencive shtetërore, shërbimet midis agjencive dhe qytetarëve, midis agjencive dhe biznesit.

Kryeministri theksoi se kjo kërkon vullnet dhe çdo sistem që ngrihet në të gjitha agjencitë, duhet të ketë si kërkesë bazë përputhjen e plotë me projektin e inter-operabilitetit, kompaktivitetin e tij me këtë projekt. Qëllimi është që të gjitha këto sisteme të jenë disponibël në një sportel të vetëm, në çdo moment e në çdo zyrë ku duhen.

Më pas, Kryeministri renditi një sërë detyrash specifike të secilës ministri apo agjenci në këtë drejtim.

Duke vlerësuar punën e bërë nga çdo strukturë dhe duke shprehur besimin për finalizimin me sukses të këtij procesi, Kryeministri u shpreh se nuk ka dhuratë më të bukur që mund t’i bëhet Shqipërisë e shqiptarëve, në 100 vjetorin e pavarësisë së vendit, sesa realizimi i Shqipërisë dixhitale.

Në fjalën e plotë të tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

Ky takim i zgjeruar thirret për të theksuar edhe njëherë detyrimet madhore, të çdo ministrie, të çdo agjencie, që dalin nga anëtarësimi i Shqipërisë në partneritetin për qeveri të hapur. Ky anëtarësim kërkon një qeverisje tërësisht transparente, të hapur ndaj qytetarëve të vendit. Tashmë është e faktuar që asgjë nuk është më jetike në rritjen e performancës në luftën kundër korrupsionit, sesa transparenca.

Ministri Pollo ka bërë një shqyrtim të problematikave sipas sektorëve, në raport me këtë nismë. Dua të theksoj këtu se nisma e Partneritetit për qeveri të hapur ka rreth 46 objektiva. Në thelbin e vet, ose si shtyllë më kryesore, ky partneritet ka dixhitalizimin e proceseve, e shërbimeve dhe hapjen e të dhënave për qytetarët, për biznesin, për zyrtarët, etj., bërjen disponibël të të dhënave të agjencive. Në këtë kontekst, ne po punojmë për projektin e inter-operabilitetit, i cili përbën edhe “zemberekun” e qeverisjes elektronike. Ky projekt harmonizon shërbimet midis agjencive shtetërore, midis agjencive dhe qytetarëve, midis agjencive dhe biznesit.

E rëndësishme është që të gjitha projektet tuaja të jenë të përputhshme plotësisht me këtë sistem. Pra, ka rëndësi që agjencia të ketë disponibël të gjitha të dhënat që i duhen nga agjencitë e tjera, për funksionimin e saj si një sportel i vetëm.

Ku konsistojnë pengesat në këtë drejtim? Së pari kjo kërkon vullnet dhe ju, në çdo sistem që ngrini në të gjitha agjencitë, duhet të keni si kërkesë të sistemit, përputhjen e plotë me projektin e inter-operabilitetit, kompaktibilitetin e tij me këtë projekt. Qëllimi kryesor është që të gjitha këto sisteme të jenë disponibël në një sportel të vetëm, në çdo moment e në çdo zyrë ku duhen. Kjo kërkon që ju të përcaktoni të dhënat e hapurat, të cilat do jenë pjesë e këtij sistemi, kërkon që ju të shqyrtoni imediatikisht buxhetin për zgjidhjen e domosdoshme që do të bëni, në mënyrë që sistemet tuaja të jenë pjesë integrale e projektit të inter-operabilitetit.

Secila agjenci ka detyrimet e veta.

Ministri Pollo dhe AKSHI duhet të hartojnë një manual ku të saktësohet se çfarë do të jene “të dhënat e hapura”, mënyrën e konvertimit të të dhënave ekzistuese në formatin e të dhënave të hapura. Të gjitha institucioneve duhet t’u dërgohet nga ministri një shkresë për identifikimin e të dhënave, që do të mund të kthehen në të dhëna të hapura, natyrisht kjo sipas mundësisë, kapaciteteve dhe kohës. Por kjo duhet të përcaktohet imediatisht.
Lidhur me Auditin, ministri i linjës, në bashkëpunimin me ministrin e Financave të orientojnë institucionet se si do procedojnë për botimin online të raporteve të auditimit, sipas angazhimit përkatës të ndërmarrë. Ne kemi një vendim që çdo akt kontrolli i çdo natyre do të botohet. Votohet pasi është kompletuar si procedurë burokratike. Ne kemi struktura të auditit të brendshëm pranë institucioneve dhe transparenca e akteve të tyre përbën një nga kërkesat themelore të iniciativës së Partneritetit për Qeveri të Hapur.

Ministria e Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit (MITIK) dhe z. Pollo, si dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI):

1. Duhet të fillojë puna për çeljen e një portali me të dhëna qeveritare të formatit open data.

2. Zbatimi i sistemeve e-Parlament, më tej e-President dhe e-Publication, pra Gazeta Zyrtare Elektronike.

3. Zgjerimi i rrjetit qeveritar Govnet

4. Infrastruktura e Ndërveprimit të e-Qeverisjes (e-Government Interoperability Frameëork- e-GIF)

5. Datacenteri Qendror, që do të mundësojë që të gjithë shërbimet online të jenë të qendërzuara dhe të integruara.

6. Ministri për Inovacionin dhe TIK do të hartojë një ligj të posaçëm “Për njoftimin dhe konsultimin” për rregullimin ligjor të proceseve konsultuese të strukturuara me aktorë të shoqërisë civile, grupet e interesit, duke përfshirë partnerët ekonomikë dhe socialë.

7. Studim për gjithë faqet zyrtare të internetit të institucioneve dhe agjencive qendrore për t’i kthyer ata në user friendly.

8. Inspektim i faqeve zyrtare të internetit të institucioneve te Pushtetit Vendor.

9. Zbatimi i projektit Tracking apo Gjurmueshmëria, një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm, qoftë për qytetarin, qoftë për biznesin. Ky projekt do të bëjë të mundur që biznesmeni shqiptar, qytetari, të ndjekë elektronikisht dokumentin, kudo qe ndodhet ai, do të bëjë të mundur të vendosë gishtin direkt mbi burokratin që pengon ecjen e tij, mbi zyrën që fle mbi të. Zbatimi i këtij projekti ka pasur efekte jashtëzakonisht pozitive në nxitjen e investimeve të huaja në atë shtet ku u aplikua për herë të parë. Shqipëria ka nevojë jetike për zbatimin e këtij projekti në kohën më të shkurtër të mundshme.

10. Krijimi i portalit te ri qeveritar shumë funksional, e-albania.al.

11. Krijimi i portalit unik te inspektimeve, “e- Inspection”.

Për më tepër informacion për WISIS, mund të klikoni në adresën: http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=16403

Këshilli i Ministrave diskuton mbi projektligjet për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë dhe për krijimin e Inspektoriatit Qendror

Kryeministri Berisha: Reforma e inspektimeve është një nga reformat më të thella më të rëndësishme për shtetin ligjor dhe ekonominë e tregut në vend.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u diskutuan projektligjet për inspektimin në Republikën e Shqipërisë dhe “Për krijimin e Inspektoriatit Qendror” . Duke u ndalur në këto projektligje, kryeministri Berisha u shpreh se reforma e inspektimeve është një nga reformat më të thella më të rëndësishme për shtetin ligjor dhe ekonominë e tregut në vend.

Kryeministri theksoi se tashmë Shqipëria do të ketë një sistem të ri inspektimesh, i cili mbi bazën e diskutimeve intensive që janë zhvilluar në task forcën për reformën rregullatore do të thjeshtohet nga 36 në 11 apo në 12 të tilla.
Kryeministri tha se përveç këtyre do të ekzistojë një inspektoriat qendror, i cili synon më shumë një udhëheqje teknike të këtyre inspektoriateve dhe një kontroll digjital të tyre, pa marrë kompetencat e agjencive dhe ministrive që ato ushtrojnë mbi inspektoriate respektive.

“I gjithë ky sistem është ngritur me ndihmën e çmuar të Bankës Botërore, ekspertët e saj më të mirë, por dhe eksperiencat më të mira të vendeve të tjera. Inspektoriatet, në sistemin e tyre aktual përbëjnë realisht një arbitraritet ndaj bizneseve. Mund tu them ju se përveç të tjerash, nuk po gjykoj këtu vendimet e tyre, të cilat ata duhet ti marrin në përputhje me ligjin dhe ekziston sistemi i ankimimit, po koha që ju marrin bizneseve me kontrollet, dëshmi totale e ineficencës së tyre është e papranueshme dhe kjo do të shkurtohet në mënyrë dramatike. Nuk mundet që ineficenca të kompensohet me kohëzgjatje të inspektimeve, nuk mundet, që inspektimet tu konsumojnë bizneseve dhjetëra e dhjetëra ditë kohë, gjë kjo jashtëzakonisht e kushtueshme për to.” u shpreh kryeministri.