+355 694835881 info@insq.gov.al

Fjala përshëndetëse e Inspektorit të Përgjithshëm në Konferencën e Përhershme SICI

Konferenca e Përhershme Ndërkombëtare e Inspektorateve (SICI) organizoi në Tiranë në datat 24 dhe 25 Nëntor 2016 Konferencën me temën Kuadri Ligjor dhe Procedura e Inspektimit, aktivitet ky i organizuar me ftesë të Inspektoratit Shtetër të Arsimit të Republikës së Shqipërisë.

Ky aktivitet i rëndësishëm ndërkombëtar i organizuar për here të pare në vendin tone mblodhi së bashku ekspertë dhe personalitete të njohura të fushës së Inspektimeve të arsimit nga vende të bashkimit Europian dhe të rajonit.

Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Shtetëror, Z. Shkëlqim Hajdari në fjalën e tij përshëndetëse pasi shprehu vlerësimin e tij për punën dhe arritjet e Inspektoratit Shtetëror, bëri një pasqyrë të parimeve bazë, misionit e objektivave që burojnë nga ligji “ Për Inspektimet në Republikën e Shqipërisë”.

Dorëzimi kartave të personalizuara inspektor për inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Ujërave

Pas përfundimit me sukses të trajnimit të inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror të Ujërave për inspektimet online nëpërmjet paketave portabel, për aksesimin e portalit unik “e-Inspektimi”, Z.  Shkëlqim Hajdari, Inspektori i Përgjithshëm, në prani dhe Z. Ervin Kajo, Kryeinspektor Shtetëror i ISHU dorëzuan sot pranë ambientet e Inspektoratit Qendror kartat inspektor për grupin e parë të inspektorëve  të këtij Inspektorati.

Z. Shkëlqim Hajdari theksoj rëndësinë e fillimit të procesit të inspektimit online si dhe përgëzoj Kryeinspektorin për gatishmërinë e tij dhe stafit të tij për fillimin e këtij procesi.

Dhënia e kartës së inspektorit me kodin dhe elementet e sigurisë, të identifikueshme lehtësisht prej biznesit dhe subjekteve të interesuara, është një nisje e mbarë për rritjen e transparencës me biznesin dhe publikun e gjere për kryerjen e inspektimeve online nga të gjitha grupet e inspektimit të Inspektorateve Shtetërore.

Fillimi i procesit të dhënies së kartave të personalizuara inspektor për inspektimet online

Në mjediset e Inspektoratit Qendror, në prani të Inspektorit të Përgjithshëm, Z. Shkëlqim Hajdari dhe të Kryeinspektorit të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit Z. Bashkim Muça nisi procesi i dhënies së kartës inspektor për grupin e parë të inspektorëve të ISHA (Inspektoratit Shtetëror të Arsimit).

Dhënia e kartës së inspektorit me kodin dhe elementet e sigurisë, të identifikueshme lehtësisht prej biznesit dhe subjekteve të interesuara, është një nisje e mbarë për rritjen e transparencës me biznesin dhe publikun e gjere për kryerjen e inspektimeve online nga të gjitha grupet e inspektimit të Inspektorateve Shtetërore.
Inspektorati Shtetëror i Arsimit megjithëse është integruar së fundmi në portalin “e-Inspektimi” ka dëshmuar angazhim dhe përkushtim të plotë për kryerjen e procesit të inspektimit online nëpërmjet paketave portabel dhe portalit unik të “e-Inspektimit”.

Në fjalën e tij Kryeinspektori Inspektoratit Shtetëror të Arsimit shprehu bindjen se duke qenë Inspektorati i parë shtetëror i cili do të përmbushi tërësisht procesin e inspektimit online do të ketë ndikime të matshme si në planin afatshkurtër dhe në planin afatgjatë për një arsim me cilësor me afër dijes dixhitale, për një arsimim bashkëkohor të gjeneratave që do të vijnë.

Realizimi i procesit të inspektimit online është objektivi kryesor për të gjitha Inspektoratet Shtetërore në përputhje me kërkesat e ligjit 10433 “Për inspektimet në RSH” në përmbushje të misionit të Inspektoratit Qendror për rritjen e eficencës, performancës dhe transparencës në inspektime.

Trajnimi i trupave inspektuese të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial për kryerjen e inspektimeve online

Inspektorati Qendror sot datë 10.11.2016 po trajnon inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), për kryerjen e inspektimeve on-line nëpërmjet paketave portabel të inspektimit.

Trajnimi 4 ditor do të vazhdojë deri në datë 15.11.2016, proces ky pas të cilit edhe ISHTI si Inspektorati i radhës i sapo integruar në portal do të nis procedurën e inspektimeve on-line.

Trajnimi i inspektorëve të AKBPM (Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore) për inspektime online

Inspektorati Qendror përfundoi sot me sukses trajnimin dy ditor të inspektorëve të AKBPM (Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore), për kryerjen e inspektimeve on-line nëpërmjet paketave portabel të inspektimit.

Gjatë trajnimit inspektorët u njohën me modulin e çështjeve për kryerjen e inspektimeve online, si dhe u demonstruan praktika konkrete të realizimit të inspektimeve, përmes portalit “e-Inspektimi.

Inspektorati i radhës për trajnimin e ekipeve inspektuese për fillimin e procedurave të inspektimit online duke përdorur portalin unik të inspektimeve “e-Inspektimi” nëpërmjet paketave portabël do të jetë ISHTI (Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial).

Trajnimi i inspektorëve të AKU për inspektimet online

Sot përfundoj më sukses trajnimi për personat që do të trajnojnë inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Së shpejti dhe ekipet e inspektimeve të AKU do të fillojnë procedurat e inspektimit online duke përdorur portalin unik të inspektimeve “e-Inspektimi” nëpërmjet paketave portabël.

Inspektorati Qendror po vazhdon procesin e integrimit në portalin “e-Inspektimi” të Inspektorateve Shtetërore (ZMR, RISHM, IKMT dhe ISHMT), si dhe trajnimi për inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe pajisjeve Mjekësore (AKBPM) është në vazhdim.