+355 694835881 info@insq.gov.al

Takim me Kryeinspektorët e Inspektorateve Shtetërore për Inspektimet Online

Sot në datën 15 Shkurt 2017, në ambientet e Inspektoratit Qendror Inspektori i Përgjithshëm, Z. Shkëlqim Hajdari u takua, në prani të medias së shkruar dhe asaj audiovizive me Kryeinspektorët e Inspektorateve Shtetërore me tematikë funksionimi efektiv dhe me përparësi të Inspektimeve Online.

Në takim pas prezantimit nga ana e Inspektorit të Përgjithshëm të axhendës së takimit për prezantimin e parë publik të inspektimit online pranë subjektit Coca Cola, ai theksoi rëndësinë që ka kjo ditë e fillimit të inspektimeve online për rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe efektivitetit të ekipeve të inspektimit. Teknologjia dhe portali “e-Inspektimi” do të jenë mjeti më efikas për arritjen e objektivave për më shumë transparencë, efektivitet dhe pa-anshmëri në prodhimin e Akteve të Inspektimit. Po kështu, inspektimi online sipas procedurave ligjore, do të ndihmojë trupat e inspektimit për të kryer detyrën e tyre shtetërore me përgjegjësi të lartë profesionale dhe nga ana tjetër do të ndihmojë dhe mbrojë biznesin e ndershëm.

Në takim, ku ishin të pranishëm të gjithë Kryeinspektorët dhe përfaqësuesit e Inspektorateve Shtetërore, e mori fjalën edhe Z. Dritan Ylli, Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror të Punës e Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH). Ai duke e përgëzuar Inspektoratin Qendror për punën e këmbënguljen e treguar, shprehu gatishmërinë maksimale të trupës së tij të inspektimit për kryerjen e inspektimit online, duke theksuar se inspektimet online do të jenë zgjidhja e duhur për rritjen e pa-anshmërisë dhe profesionalizmit të grupeve të inspektimit, dhe shmangien e korrupsionit gjatë procesit të inspektimeve.

Po ashtu edhe Kryeinspektori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Z. Dritan Sejko u shpreh i gatshëm dhe i vendosur për kryerjen e inspektimeve online. Ai foli për anët pozitive të kryerjes së inspektimeve online, duke theksuar edhe mundësinë që krijon portali dhe paketat portabël për nxjerrjen në pah të të metave të punës së inspektorëve.

Z. Eltar Deda në fjalën e tij theksoi dhe vlerësoi bashkëpunimin me Inspektoratin Qendror për fillimin e procesit të inspektimeve online, duke shprehur angazhimin e grupeve të inspektimit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor për më shumë transparencë efektivitet dhe kursim të kohës për biznesin dhe vetë grupet e inspektimit.

Menjëherë pas takimit Inspektori i Përgjithshëm, i ftoi Kryeinspektorët e pranishëm. si dhe mediat që mbulonin aktivitetin që t’i bashkohen grupeve të punës së inspektimeve të përbashkëta online që do të shkonin të kryenin të tre Inspektoratet Shtetërore së bashku: AKU, ISHPSHSH, si dhe ISHSH, nën drejtimin metodologjik të Inspektoratit Qendror, pranë Kompanisë Coca Cola në Tiranë.

Gjatë inspektimit online pranë Kompanisë Coca Cola të tre trupat e inspektimit në prani të mediave dhe të përfaqësuesve të këtij biznesi kryen procesin e inspektimit të përbashkët online nga ora 11:00 deri në orën 14:00. I gjithë procesi u zhvillua në përputhje me ligjin për inspektimet, mbi bazën e dokumentave të standartizuara, listave të verifikimit (check-listave) sipas objekteve të punës së tre Inspektorateve.

Theksojmë se, duke filluar nga data e sotme Inspektoratet Shtetërore do t’i kryejnë inspektimet në këtë formë ligjore në Tiranë dhe shumë shpejt duke u shtrirë në të gjithë Shqipërinë.
Inspektorati Qendror është i vendosur për të zbatuar ligjin për inspektimet duke drejtuar, koordinuar dhe mbikëqyrur të gjithë Inspektoratet Shtetërore për kryerjen e inspektimeve në këtë formë ligjore.

Për realizimin e këtij objektivi kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë biznesit vendas apo të huaj që operojnë në Republikën e Shqipërisë dhe dhomave të tyre të përfaqësimit, duke informuar Inspektoratin Qendror për çdo parregullsi që konstatojnë gjatë kryerjes së inspektimeve.

Pasqyrimi nga ana Juaj e këtij aktiviteti do të ishte shumë i vlefshëm, pasi do të ndihmonte në sensibilizimin e biznesit dhe opinionit publik, për këtë proces transparent që filloj sot me zbatimin praktik të inspektimeve online.

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm
Inspektorati Qendror

Institucioni

Takime me përfaqësuesen e Dhomës së Tregtisë e Industrisë së Francës, si dhe me përfaqësuesen e Dhomës Federale Austriake të Industrisë në Tiranë

Në takimin e sotëm, datë 14 Shkurt 2017, në ambientet e Inspektoratit Qendror, ndërmjet Inspektorit të Përgjithshëm Z. Shkëlqim Hajdari dhe Znj Blerina Kazhani, si përfaqësuese e Dhomës së Tregtisë e Industrisë së Francës në Shqipëri, u përmenden si prioritet i punës aktuale të Inspektoratit Qëndror realizimi i inspektimeve online (pajisja me modeme USB ëireless për Internet për 750 grupe Inspektimi), onsite, në vendin e inspektimit, aty ku biznesi zhvillon aktivitetin e tij fitimprurës, si pajisja e 750 grupeve të inspektimit me pajisje të pozicionimit gjeografik (GPS) për gjurmimin në kohë reale të punës së tyre.

Në takim nga ana e Inspektorit të Përgjithshëm, u prezantua se ishte emergjente shikimi i mundësive të mbështetjes së biznesit vendas e të huaj për pajisjen e grupeve të Inspektimit të Inspektorateve Shtetërore me mjete lëvizëse (150 makina).

Si fazë tjetër e përpjekjeve të Inspektoratit Qendror, për mundësimin e realizimit të regjistrimeve audio multimediale në portalin e inspektimeve online, u kërkua mbështetje nga Bizneset dhe Dhomat e Tregtisë, dhe atyre Frannceze, për të bërë vlerësimin e gjendjes egzistuese, shtimin dhe fuqizimin e kapacitetit (hardëare dhe softëare) të infrastrukturës fizike e të Programeve të portalit unik të inspektimeve (e-Inspektimi), me Storage, Servers, Switch-Routers;

Gjithashtu, nga ana e Inspetkoratit Qendror konsiderohen me përparësi në planet afatshkurtra, si mundësimi i regjistrimit dhe gjurmimit elektronik online, në vendin e inspektimit të të gjithë procesit të Inspektimit (regjistrimi përmes kamerave mobile të procesit të inspektimit online, në vendin e inspektimit dhe në prani të biznesit);

Si pjesë e punës prioritare të Inspektoratit Qendror o të jetë edhe gjetja e mundësive për pajisjen me Tableta e Inspektorëve vendore e shtetërore, të cilët do të mundësojnë pozicionimin gjeografik dhe regjistrimin online (në kohë reale) të të gjithë procesit të inspektimit për të gjitha grupet e Inspektimit të Qeverisjes Vendore, si dhe integrimi i aplikacioneve në portalin e- Inspektimi.

Biznesi vendas e ai Francez anëtar i Dhomës Franceze të Tregtisë e Industrisë mund të angazhohet për rritjen e transperencës dhe efektiviteit të punës së inspektimeve, njoftimin e rasteve abuziviste nga ana e grupeve të inspektimit, por edhe mund të sjelli kontributin e tij për praktikat më të mira të inspektimeve në Republikën Franceze.

Po sot, me datë 14 Shkurt 2017, u zhvillua një takim i rëndësishëm e Inspektorit të Përgjithshëm Z. Shkëlqim Hajdari me Drejtoren e Dhomës Federale Austrika të Industrisë në Tiranë, Znj. Marlinda Zotaj.
Takimi ishte tejet pozitiv dhe informues për të dyja palët: Nga ana e Drejtores së Dhomës Federale Austriake të Industrisë në Tiranë përfaqësuesit e Inspektoratit Qendror u përditësuan me formën institucionale të Dhomës Federale Austriake të Industrisë, me qendër në Vienë dhe me pjestare të Dhomës vetëm bizneset Austriake, apo ato biznese ku kanë aksione bizneset Austriake.
Gjithashtu, u bë një pasqyrë e mënyrës së organizimit të Inspektimeve dhe formën institucionale të tyre në Austri.

Nga ana e Inspektoratit Qendror u prezantuan përpjekjet për rritjen e efektivitetit dhe transparencës së punës së Inspektimeve, qoftë të grupeve të Inspektimeve të Inspektorateve Shtetërore ashtu edhe Inspektorëve pranë 61 Bashkive të vendit.

Si pjesë e prioriteteve të punës për të cilat u kërkua edhe mundësia e mbështetjes nga Dhoma Federale Austriake e Industrisë në Tiranë, u përmendën:
Ofrimi i shërbimit Internet për 750 grupe Inspektimi, përmes Modemeve USB Wireless (të Inspektorateve Shtetërore dhe atyre pranë Bashkive); Ofrimi i shërbimit për mundësimin e pozicionimit gjeografik të 750 grupeve të Inspektimit (të Inspektorateve Shtetërore dhe atyre pranë Bashkive) në të gjithë vendin, shërbimi GPS;
Mundësimi i mbështetjes me logjistikë për Inspektoratet Shtetërore, mjete lëvizëse (100- 150)- makina për 150 grupe Inspektimi (të Inspektorateve Shtetërore dhe atyre pranë Bashkive);
Për mundësimin e realizimit të regjistrimeve audio multimediale në portalin e inspektimeve online kërkohet mbështetje nga Bizneset dhe Dhomat e Tregtisë, vendase dhe atyre Austriake, për të bërë vlerësimin e gjendjes egzistuese, shtimin dhe fuqizimin e kapacitetit (hardëare dhe softëare) të infrastrukturës fizike e të Programeve të portalit unik të inspektimeve (e-Inspektimi), me Storage, Servers, Switch-Routers;
Si faza të mëvonshme, nga ana e Inspetkoratit Qendror konsiderohen me përparësi mundësimi i regjistrimit dhe gjurmimit elektronik online, në vendin e inspektimit të të gjithë procesit të Inspektimit (regjistrimi përmes kamerave mobile të procesit të inspektimit online, në vendin e inspektimit dhe në prani të biznesit);
Si pjesë e punës prioritare të Inspektoratit Qendror është edhe pajisja me Tableta e Inspektorëve vendore e shtetërore, të cilët do të mundësojnë pozicionimin gjeografik dhe regjistrimin online (në kohë reale) të të gjithë procesit të inspektimit për të gjitha grupet e Inspektimit të Qeverisjes Vendore, si dhe integrimi i aplikacioneve në portalin e- Inspektimi.

Në takimin e sotëm, nga ana e Inspektoratit Qendror, u kërkua vendosja e komunikimit institucional midis vetë Inspektoratit Qendror dhe Institucionit përgjegjës për Inspektimet në Austri. Nga ana e Dhomës Austriake të Industrisë u kërkua mundësimi i një vizite pranë institucionit homolog në Austri.
Dhoma Federale Austriake e Industrisë dhe biznesi Austriak në Shqipëri mund dhe duhet të luajnë rolin e tyre pozitiv duke sjellë përvojën Austriake për përmirësimin e klimës së biznesit dhe performancës së grupeve të inspektimeve në Republikën e Shqipërisë.

Takime të Inspektorit të Përgjithshëm me përfaqësues të Dhomave të Tregtisë e Industrisë të Republikës së Turqisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Sot në datën 9 Shkurt 2017 në mjediset e Inspektoratit Qendror u zhvillua një takim ndërmjet Inspektorit të Përgjithshëm, Z. Shkëlqim Hajdari dhe përfaqësuesit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi, Z. Altin Fortuna.

Në takim u shkëmbyen mendime, ide, si dhe u ndanë përvoja të bashkëpunimit midis biznesit dhe institucioneve ligj zbatuese, siç janë ekipet e Inspektimit të Inspektorateve Shtetërore ( e së afërmi edhe atyre të Qeverisjes Vendore (pranë 61 Bashkive).

Nga ana e Inspektoratit Qendror u prezantuan si prioritete të punës së Inspektoratit Qendror për lehtësimin e punës dhe rritjen e kapaciteteve të Inspektorateve Shtetërore dhe atyre të 61 Bashkive (Inspektorët Vendor):

Ofrimi i shërbimit Internet për 1000 grupe Inspektimi, përmes Modemeve USB Wireless (të Inspektorateve Shtetërore dhe atyre pranë Bashkive); Ofrimi i shërbimit për mundësimin e pozicionimit gjeografik të 1000 grupeve të Inspektimit (të Inspektorateve Shtetërore dhe atyre pranë Bashkive) në të gjithë vendin, shërbimi GPS; Mundësimi i mbështetjes me logjistikë për Inspektoratet Shtetërore, mjete lëvizëse (100- 150)- makina për 150 grupe Inspektimi (të Inspektorateve Shtetërore dhe atyre pranë Bashkive);

Gjithashtu, nga ana e Inspektoratit Qendror konsiderohen me përparësi në planet afatshkurtra mundësimi i regjistrimit dhe gjurmimit elektronik online në vendin e inspektimit të të gjithë procesit të Inspektimit (regjistrimi përmes kamerave mobile të procesit të inspektimit online, në vendin e inspektimit dhe në prani të biznesit);

Për mundësimin e realizimit të regjistrimeve audio multimediale në portalin e inspektimeve online kërkohet mbështetje nga Bizneset dhe Dhomat e Tregtisë, vendase dhe të huaja, për të bërë vlerësimin, shtimin dhe fuqizimin e kapacitetit (hardware dhe software) të infrastrukturës fizike e të Programeve të portalit unik të inspektimeve, me Storage dhe Servers;

Si pjesë e punës prioritare të Inspektoratit Qendror është edhe pajisja me Tableta e Inspektorëve vendore e shtetërore, të cilët do të mundësojnë pozicionimin gjeografik dhe regjistrimin online (në kohë reale) të të gjithë procesit të inspektimit për të gjitha grupet e Inspektimit të Qeverisjes Vendore, si dhe integrimi i aplikacioneve në portalin e- Inspektimi.

Gjatë bashkëbisedimit u shtrua nevoja e rritjes së ndërgjegjësimit të biznesit si për rolin e Inspektoratit Qendror si Institucioni Rregullator e mbikëqyrës i punës së Inspektorateve Shtetërore, dhe atyre të Qeverisjes vendore dhe po ashtu për rritjen e transparencës, etikës dhe profesionalizmit të ekipeve të inspektimit.

Palët ranë dakord për nënshkrimin së afërmi të një Memorandumi të Bashkëpunimit, si dhe kërkimin e mundësive për mbështetjen e punës së Inspektorëve të Inspektorateve Shtetërore, nën drejtimin Metodologjik e Ligjor të Inspektoratit Qendror

Po sot në datën 9 Shkurt 2017 u zhvillua një takim i rëndësishëm në mjediset e Dhomës Amerikane të Tregtisë midis Inspektorit të Përgjithshëm, Z. Shkëlqim Hajdari me Drejtorin e Dhomës Z. Lorenc Gjoni.
Edhe në këtë takim të kërkuar nga ana e Inspektoratit Qendror u prezantua qasja e Inspektoratit Qendror për lehtësimin e barrës së biznesit në procesin e përmbushjes së kërkesave rregullatore për Inspektimet me synimin për uljen e barrës së të bërit biznes. Palët e njohën njëra tjetrën për përpjekjet e ndërsjellta për rritjen e transparencës dhe zhvillimin e kulturës së punës së ekipeve të Inspektimit në zbatim të ligjit.
Inspektorati Qendror bëri prezantimin e punës dhe prioriteteve, si edhe në takimin e parë, të përmendura më sipër.

Palët u dakordësuan për shkëmbimin e draft Memorandumit të Bashkëpunimit i cili do t ‘i paraqitet Bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë për shqyrtim, me qëllim nënshkrimin e tij në një të ardhme të afërt.

Nga ana e Drejtorit të Dhomës Amerikane të Tregtisë Z. Lorenc GJONI u mor angazhimi për mbështetjen e punës së Inspektoratit Qendror, në zbatim të ligjit, si dhe krijimi i mundësisë për vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta midis Inspektoratit Qendror dhe agjenci që administrojnë inspektime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këmbim informacioni dhe ekspertize.

Takim i Inspektorit të Përgjithshëm me Ambasadorin dhe Zëvendës Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë

Sot në mjediset e Inspektoratit Qendror u zhvillua një takim midis Inspektorit të Përgjithshëm Z. Shkëlqim Hajdari me ekipin e tij drejtues, me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri Z. Hidayet BAYRAKTAR, si dhe Zëvendës Amdasadorit të Republikës së Turqisë Z. Sinan CEM BAŞ.
Nga ana e Inspektorit të Përgjithshëm u bë një prezantim i punës dhe përpjekjeve të Qeverisë Shqiptare dhe Inspektoratit Qendror për reformimin e sistemit të Inspektimeve. Bashkëbiseduesit u njohën me mbështetjen e Kryeministrit të Shqipërisë Z. Edi RAMA për kryerjen e inspektimeve online në mënyrë ligjore, sipas një metodologjie të mirëpërcaktuar duke përdorur zgjidhjet teknologjike. Në Republikën e Shqipërisë ushtrojnë aktivitetin e tyre të punës 1500 Inspektorë të Inspektorateve Shtetërore dhe 500 Inspektor pranë Bashkive, Qeverisja Vendore.
Si vijim i takimit të muajit Gusht 2016, ku ishte rënë dakord për paraqitjen e projekteve konkrete nga ana e Inspektoratit Qendror, iu paraqitën si prioritete të punës së Inspektoratit Qendror për lehtësimin e punës dhe rritjen e kapaciteteve të Inspektorateve Shtetërore:

* Ofrimi i shërbimit Internet për 1000 grupe Inspektimi, përmes Modemeve USB Wireless;
* Ofrimi i shërbimit për mundësimin e pozicionimit gjeografik të 1000 grupeve të Inspektimit në të gjithë vendin, shërbimi GPS;
* Mundësimi i mbështetjes me logjistikë për Inspektoratet Shtetërore, mjete lëvizëse- makina për 150 grupe Inspektimi;
* Gjithashtu, nga ana e Inspetkoratit Qendror u prezantuan planet afatshkurtra për mundësimin e regjistrimit elektronik online në vendin e inspektimit të të gjithë procesit të Inspektimit (regjistrimi përmes kamerave mobile të procesit të inspektimit online) ;
* Për mundësimin e realizimit të regjistrimeve audio multimediale në portalin e inspektimeve online u kërkua mbështetje nga Agjencia Turke e ndihmës për të bërë vlerësimin dhe fuqizimin e kapacitetit (hardware dhe software) të infrastrukturës së portalit unik të inspektimeve;

Si pjesë e punës prioritare të Inspektoratit Qendror është edhe pajisja me Tableta, të cilët do të mundësojnë pozicionimin gjeografik dhe regjistrimin online (në kohë reale) të të gjithë procesit të inspektimit për të gjitha grupet e Inspektimit të Qeverisjes Vendore.
Nga ana e përfaqesueve të Ambasadës Turke u shfaq interes për punën e Inspektoratit Qendror si organi qeverisës i Inspektorateve Shtetërore, si dhe punën specifike rë Inspektorateve Shtetërore specifike në inspektimet e përbashkëta, si dhe ato në kushtet e befasisë.
Inspektori i Përgjithshëm duke shprehur besimin e Inspektoratit Qendror se, Inspektimet online janë zgjidhja e duhur për rritjen e transparencëes, përfshirjen e biznesit e publikut në procesin e inspektimit, e minimizimin e praktikave të paligjshme, kërkoi mbështëtjen e Republikës së Turqisë për prioritetet e punës në mbështetje të Inspektorateve Shtetërore dhe atyre të Qeverisjes Vendore.
Nga ana e Ambasadorit Z. Hidayet Bayraktar u shpreh mbështetje dhe angazhim për bërjen realitet të bashkëpunimit ndër Institucional midis Institucioneve homologe dhe mbështetja e tij për biznesin në tërësi.

Inspektimet online, sfidë e së ardhmes për më shumë transparencë, efektivitet dhe garanci për mbrojtjen e biznesit në Republikën e Shqipërisë

Sot me datën 30 Janar 2017, në mjediset e Hotel Tirana Internacional u zhvillua takimi i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror.
Në takim përveç anëtarëve të Kabinetit Qeveritar: Znj. Milva Ekonomi, Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Ministrit Prof Dr. Edmond Panarit- Ministër i Bujqësisë i Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave; ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Dhomave të Biznesit vendas e të huaj, përfaqësues të Ambasadave të huaja në vendin tonë, Kryeinspektorët e të Gjitha Inspektorateve Shtetërore, si dhe biznesmenë e sipërmarrës vendas e të huaj.
E nderuan me pjesëmarrjen e tyre këtë takim edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Z. Safet GERXHALIU, dhe Z. Nagib FEJZI, Nënkryetar i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore.
Në fjalën e tij Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror Z. Shkëlqim HAJDARI theksoi midis të tjerave se:
Vetëm kryerja e inspektimeve me një Metodologji dhe dokumenta të Standardizuara për të gjitha Inspektoratet Shtetërore dhe ato të qeverisjes vendore do të prodhojnë akte administrative të pakundërshtueshme nga pikëpamja ligjore.
Standardizimi do të krijojnë mundësi reale që bizneset, entet publike e private të kontrollohen në mënyrë të drejtë e të barabartë me njëri tjetrin.
Do të shmangim njëanshmërinë, preferencat, subjektivizmin, klientelizmin dhe korrupsionin, pasi procedura e inspektimeve do të jetë e njëjtë, ligjërisht e mirë përcaktuar dhe objekti i kontrollit i sanksionuar qartë në listat e verifikimit (check listat) e çdo Inspektorati Shtetëror, i integruar në portal. Kjo procedurë e standardizuar metodologjikisht do të shoqërohet me kryerjen online të inspektimeve. D.m.th., trupat e inspektimeve të të gjitha Inspektorateve Shtetërore do t’i konstatojnë, evidentojnë dhe formalizojnë rezultatet e inspektimeve pranë dhe në prani të biznesit, entit publik dhe privat që inspektohet dhe njëkohësisht akti administrativ do të formalizohet po aty.
Në fjalën përshëndetëse Kryetari i Dhomës së Tregtisë e Industrisë së Tiranës, Z. Nikolin JAKA e vuri theksin në bashkëpunimin biznes publik – politik bërje, me qëllim garantimin e pamvarësisë së Inspektorateve dhe të trupave të Inspektimit, si dhe rritjen e efikasitetit dhe transparencës së inspektimeve, për shmangien e praktikave korruptive dhe uljen e barrës ndaj biznesit. Kryetari gjithashtu e ftoi biznesin vendas e të rajonit që ti bashkohet përpjekjeve për standaridizimin dhe rritjen e sigurisë së produktit/produkteve për të rritur shanset e konkurrueshmërisë jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe me gjerë.
Në fjalën e saj Ministre e Ekonomisë Znj. Milva EKONOMI e përshëndeti nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Inspektoratit Qendror dhe Dhomës së Tregtisë e Industrisë. Gjithashtu ajo e vuri theksin në përmbushjen e kërkesave sipas Direktivave të Bashkimit Europian për një treg të vetëm dhe të përbashkët të prodhimeve dixhitale, si dhe të mundësuara nga zhvillimet e shpejta në fushën e teknologjisë së informacionit e komunikimit. Ajo shprehu mbështetjen e saj për punën e Inspektoratit të ri Shtetëror për Mbikëqyrjen e Tregut si dhe rakordimin e punës për kryerjen online të inspektimeve të standardizuara.
Në fjalën e saj Ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike Znj. Milena Harito, shprehu vlerësimin e saj për punën e kryer nga Inspektorati Qendror dhe e vuri theksin në shtimin e përpjekjeve për shtimin e besimit të ndërsjelltë biznes privat, të politik bërjes dhe të trupave ligj zbatuese të inspektimeve. Ministre Harito solli në vëmendje të Inspektorateve zhvillimin me korrektësi e profesionalizëm të kritereve të drejta dhe zbatimin me pa-anshmëri të këtyre kritereve përmes inspektimeve online.
Në fjalën e tij Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Z. Edmond Panariti shprehu vlerësimin e tij për punën e Inspektoratit Qendror, inkurajoi si fillim të mbarë nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit e Bashkëpunimit ndërmjet Dhomës së Tregtisë e Industrisë dhe Inspektoratit Qendror. Ministri Panariti shprehu vlerësimin e tij për qasjen biznes privat – inspektorate shtetërore për inspektime sa më efektive nga trupa inspektimi të pavarura nga politika. U soll në vëmendje të takimit krijimi i kushteve për kodifikimin e monstrave e kampioneve të cilat do të merren për analizim, për të rritur pa-anëshmërinë dhe profesionalizmin e Laboratorëve që certifikojnë cilësinë e produkteve dhe më kryesorja për sigurinë ushqimore.
Para nënshkrimit të Memorandumit nga Inspektori i Përgjithshëm Z. Shkëlqim Hajdari dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë e Industrisë Z. Nikolin Jaka iu dha mundësia edhe përfaqësuesve të biznesit si dhe sipërmarrësve pjesëmarrës që të ngrenë shqetësimet e tyre dhe ti adresoheshin me pyetje Ministrave dhe Inspektorit të Përgjithshëm.
Ky takim i parë përbën gurin e parë të themelit për të rritur e thelluar besimin në kontributin e ndërsjelltë sipërmarrje – Inspektime, duke rritur transparencën e mirëbesimin përmes Inspektimeve online.
Sfida e përbashkët mbetet modernizimi i mëtejshëm i veprimtarive inspektuese me teknologji bashkëkohore dhe krijimin e një klime të favorshme, për respektimin dhe forcimin e shtetit ligjor në vendin tonë.

Dorëzimi i kartave inspektor për Inspektoratet Shtetërore: ISHU, DSHPA dhe DSHV

Sot në mjediset e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave u zhvillua procesi i dorëzimit të kartave inspektor për Inspektoratet Shtetërore të ISHU (Inspektorati Shtetëror i Ujërave), DSHPA (Drejtoria e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës) dhe DSHV (Drejtoria e Shërbimit Veterinar).
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Ministri i Bujqësisë, Z. Edmond Panariti, Inspektori i Përgjithshëm Z. Shkëlqim Hajdari, si dhe Kryeinspektorët bashkë me inspektorët e Inspektorateve përkatëse.

Në fjalën e tij Ministri i Bujqësisë theksoj rëndësinë e ruajtjes dhe mirë administrimit të pasurive kombëtare dhe u kërkoi inspektorëve të pranishëm zbatimin me rigorozitet të ligjeve si dhe përdorimin e portalit “e-Inspektimi”, për një proces sa më efektiv dhe transparent të inspektimit.

Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror shprehu përkushtimin dhe vendosmërinë e Institucionit që ai drejton për realizimin e inspektimeve online duke përdorur portalin “e-Inspektimi” nëpërmjet paketave portabël. Ai u kërkoi inspektorëve të cilët u pajisën me kartat e reja të inspektorit zbatimin me paanshmëri, integritet dhe profesionalizëm të ligjit dhe rregullave të inspektimit për ruajtjen dhe mbrojtjen e pasurive kombëtare të ujërave, lumenjve, të florës dhe të faunës për të gjithë territorin e vendit.