+355 694835881 info@insq.gov.al

Inspektori Përgjithshëm Z. Shkëlqim Hajdari me specialiste të Inspektoratit Qendror realizuan sot dy takime: Takim me Kryeinspektorin e Inspektoratit Shtetëror të Shëndetësisë Z. Eltar Deda dhe stafin e tij; si dhe me Kryeinspektorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Z. Dritan Sejko dhe stafin e tij.
Tematika ishte e lidhur me gjendjen dhe problematikat e inspektimeve online në këto dy inspektorate, si dhe implementimi sa më i shpejtë i inspektimeve online. Kjo e lidhur me rritjen e transparencës dhe efektivitetit të inspektimeve duke përdorur paketat portabël inspektimi (laptop dhe printer portabël) përmes aksesimit online të portalit unik të inspektimeve “e-Inspektimi”.

Në këto takime u demostrua online i gjithë procesi i inspektimit që nga programimi, krijimi i çështjes, lëshimi i autorizimit e procesi tërësor i inspektimit online me gjenerimin e procesverbalit si dhe të vendimit të inspektimit.

Takimi ishte interaktiv për problematikën e ndeshur gjatë fazës së integrimit në portal të këtyre dy inspektorateve, frytdhënës dhe me mirëkuptim për përdorimin sa më të shpejtë dhe efektiv të portalit “e-Inspektimi” nga inspektorët e këtyre dy inspektorateve.

Në ditët në vazhdim Inspektori i Përgjithshëm do të realizojë takime me të gjithë Kryeinspektorët e Inspektorateve Shtetërore dhe stafet e tyre.