Sot më datë 28 Shkurt 2017 u zhvillua nga Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Tiranë inspektimi online në dy subjekte në kryeqytet.
Inspektimet online për kompaninë e fasonerisë Muka, u zhvilluar nën praninë e Inspektorit të Përgjithshëm, Z. Shkëlqim Hajdari, si dhe të Kryeinspektorit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Tiranë, Z. Gjergji Koja.
Nga ana e përfaqësueses së kompanisë u vu theksi tek risia që sjell kryerja e inspektimeve online, duke shkurtuar kohën e inspektimit pranë subjektit, si dhe sjell standardizimin e procesit të inspektimit. Çdo proces dhe hap i procesit të inspektimit online është transparent në prani të subjektit në vendin gjeografik ku ushtron biznesin subjekti që kontrollohet.
Në fjalën e tij përpara mediave të pranishme, në përfundim të procesit të inspektimit, Inspektori i Përgjithshëm Z. Shkëlqim Hajdari ritheksoi nevojën e bashkëpunimit biznes, inspektorate, si dhe media e publiku I gjerë për ndryshimin një herë e mirë të kulturës së inspektimeve. Kryerja e inspektimeve online vetëm në formën e duhur ligjore duke përdorur paketat portabël dhe sistemin elektronik të Inspektimeve tashmë në kryeqytet do të shtrihet gradualisht në të gjitha rrethet e vendit, Brenda muajit Korrik të këtij viti. Po Brenda vitit 2017, përveç detyrimit nga të gjitha inspektorateve shtetërore për kryerjen e inspektimeve online do të bëhet edhe integrimi i inspektorëve pranë Bashkive të vendit në sistemin elektronik të Inspektoratit Qendror.
- Gjergji Koja Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Rajonal të Tiranës, në fjalën e tij shprehu bindjen e tij se kryerja e inspektimeve online do të jetë mënyra e vetme ligjore e kryerjes së inspektimeve nga grupet e inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të Tiranës.
Nga ana e gazetarëve dhe mediave të pranishme në inspektim u shpreh interes për procesin dhe u kërkuan shpjegime për mënyrën e deritanishme të kryerjes së inspektimeve, si dhe rolin udhëheqës e mbikëqyrës të Inspektoratit Qendror.