Vende vakante
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Në zbatim të Ligjit Nr. 10433, datë 16.06.2011, “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit me Nr. 24, datë 03.03.2017, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit Qendror”, i ndryshuar, si dhe akteve të tjera ligjore e nën ligjore në fuqi, Inspektorati Qendror do të punësojë punonjës:
1 (një) punonjës pastrimi
Kërkesa të veçanta për kandidatët :
– Të jetë shtetas shqiptar;
– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore;
– Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
– Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerje të veprave penale dhe të mos jetë në ndjekje penale aktualisht.
Kandidatët duhet të paraqesin, në njësinë e burimeve njerëzore të Inspektoratit Qendror, këto dokumenta:
– Kërkesën për aplikim;
– CV;
– Fotokopje të noterizuar të diplomes;
– Fotokopje e librezës së punës;
– Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë;
– Dëshmi e gjendjes gjyqësore;
– Kopje të ID;
– Raport mjekësor që është i aftë për punë;
Kandidatët e përzgjedhur do të shqyrtohen nga komisioni, nga ku do të shpallet dhe fituesi nëpërmjet ëebside-it, në adresën:www info@insq.gov.al