+355 694835881 info@insq.gov.al

foto 1

Sot, me datë 26 Prill 2019, Projektit i Bashkimit Europian, “Twinning Against Corruption”, organizoi ceremoninë e përmbylljes së tij, Në këtë ceremoni morën pjesë Ministrja e Drejtësisë, Znj. Etilda Gjonaj, Ministri i Drejtësisë të Austrisë Z. Josef Moser, Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri Z. Luigi Soreca dhe Znj. Katrin Schenk, Përfaqësuese e Ministrisë Federale të Brendshme Gjermane, Inspektori i Përgjithshëm Z. Shkëlqim Hajdari, Drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri, Z. Pirro Vengu si edhe përfaqësues të institucioneve të tjera të përfshira në këtë projekt, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit, Komiteti i Helsinkit, etj,

Ministria e Drejtësisë, Znj. Etilda Gjonaj, vlerësoi mbështetjen me ekspertizë dhe burime financiare të këtij projekti të Gjermanisë dhe Austrisë, në kuadër të ndihmës së BE për Shqipërinë. Ajo paraqiti rezultatet konkrete të këtij bashkëpunimi në luftë kundër korrupsionit në administratën shtetërore.

Ambasadori Z. Luigi Soreca, theksoi në fjalën e tij se, BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë me ekspertë në programe të tjera në vijim në fushën e rritjes së performancës së institucioneve shqiptare.

Drejtuesi i projektit,  Z. Helmut Weichhart dhe Z. Kreutzer, përgëzuan punën e bërë nga Inspektorati Qendror, i cili nëpërmjet inspektimeve të kryera bazuar në metodologjinë e analizës së riskut, me dokumente standarde dhe listë verifikimi, online me tablet, me sistem GPS, video dhe audio rekorder, ka ndërtuar procedurën më bashkëkohore të inspektimit në raport me të gjithë vendet anëtare të BE. Kjo procedurë, theksuan ata, ka ulur ndjeshëm korrupsionin dhe barrën ndaj biznesit korrekt që operon në Shqipëri.

Po kështu, Znj. Anderson, vlerësoi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin e frytshëm me Inspektoratin Qendror, i cili ka implementuar më së miri të gjitha rekomandimet e ekspertëve për minimizimin e korrupsionit në veprimtaritë inspektuese të Inspektorateve Shtetërore.

Inspektori i Përgjithshëm, Z. Hajdari në fjalën e tij pohoi se, ka qenë një punë jo e lehtë për arritjen e kryerjes së inspektime online nëpërmjet tabletave dhe kartës së inspektorit, të njoftuara paraprakisht, me dokumente standarde, bazuar në metodologjinë e vlerësimit të riskut. Gjithashtu ai shprehu se reforma do të vijojë me miratimin e drafteve të ndryshimeve ligjore, të cilat janë në fazë përfundimtarë. Këto ndryshime ligjore do të ndikojnë në  standardizimin e dy komponentëve të tjerë, po aq të rëndësishëm në drejtim të masave kundër korrupsionit, që janë ndërtimi i sistemit të rekrutimit dhe të karrierës të inspektorëve të Inspektorateve Shtetërore dhe Vendore si dhe përmirësimi i kushteve të punës, pagave, mjeteve logjistike, laboratorëve portabël dhe atyre qendror të akredituar, për të patur ekzaminime të sakta të mostrave të marra gjatë inspektimit për produktet (ushqimore, hidrokarbureve, higjienës, mjedisit, barnave), rrezatimeve, rregullave të sigurimit në punë, mbrojtjes së territorit dhe burimeve natyrore etj., fusha të inspektimit.

Në përfundim të fjalës së tij, Inspektori i Përgjithshëm deklaroi se në fillim të muajit Maj, inspektoratet vendore të Bashkisë së Tiranës si dhe së shpejti inspektoratet e të gjitha njësive vendore të Republikës së Shqipërisë, pasi kanë hartuar dokumentacionin standard dhe listë verifikimet përkatëse do të fillojnë inspektimet online me tableta.

Reforma e ndërmarrë nga Inspektorati Qendror në bashkëpunim me dhomat e biznesit dhe ekspertët ndërkombëtarë, është mbështetur edhe nga drejtues të Delegacionit Evropian dhe të Qeverisë Shqiptare.

foto 2