+355 694835881 info@insq.gov.al

Dokumenta për Konsultim

Inspektorati Qendror, me hyrjen në fuqi të Ligjit për inspektimit në Republikën e Shqipërisë në 2011, ka mbikëqyrur dhe udhëhequr metodologjikisht Inspektoratet shtetërore dhe vendore në Republikën e Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve misioni ynë ka qenë rritja e efektivitetit të inspektimeve me qëllim garantimin e detyrimeve ligjore me nivel të lartë për të gjitha fushë-veprimtaritë e inspektimeve në vend.

Inspektorati Qendror ka përgatitur implementimin e një draftligji të ri, për inspektimin në Republikën e Shqipërisë, i cili parashikon që gjatë viteve 2023-25, Inspektorati i Përgjithshëm Shtetëror të arrijë përmirësim cilësor të veprimtarisë inspektuese në drejtim të inspektorëve, Operatorëve të Biznesit si dhe në rritjen e besimit tek qytetarët, për funksionimin dhe zbatimin e ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin në nivel më të lartë të sigurisë dhe cilësisë së produkteve dhe shërbimeve. 

Projekt Ligji për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë

Raporti  Vleresimit te ndikimit – Inspektorati Qendror